Connect with us

Sport

Pulev i gatshëm që edhe një herë të “shokojë” botën e boksit

Publikuar

Joshua ishte shokuar duke u mposhtur nga Meksikani, i cili i kishte rrëmbyer katër titujt e botës, para se britaniku t’i rikthente ato pak muaj më vonë, me një fitore revanshi në Arabinë Saudite.

Joshua tani ka mendjen te meçi i shumëpritur kundër Tyson Furyt vitin e ardhshëm, por këtë vit, fillimisht duhet të përfundojë luftën e planifikuar kundër Pulev.

“Ai është një boksier i mirë me siguri, një kampion botëror dhe ka pasur shumë luftime të mira”, ka deklaruar Pulev, përcjell lajmi.net.

“Por unë shoh shumë probleme në stilin e tij të boksit dhe mendoj se mund ta përdor çdo hapje të vogël dhe mund ta mposht atë. Unë mendoj se ai ka një problem me psikologjinë”.

“Unë mendoj se lufta do të ketë fundin e njëjtë si me Andy Ruiz. E di që do ta befasoj gjithë botën me këtë luftë”.

“Do t’u tregoj tifozëve të boksit në gjithë botën që Joshua do të bjerë poshtë sepse ne do të sjellim luftë”./Lajmi.net./

NA NDIQ NË FACEBOOK