Connect with us

Sport

PSG me një mungesë të rëndësishme kundër Leipzig

Publikuar

Portieri nga Kosta Rika u zëvendësua në ndeshjen dramatike kundër Atalanta, pas pësoi një tërheqje muskulare.

Një skanim zbuloi më vonë se ai kishte pësuar një zgjatje, që do të thotë se 33-vjeçari u përball me një garë kundër kohës nëse do të merrte pjesë në gjysmëfinale kundër Leipzig, përcjell lajmi.net.

Stafi mjekësor i PSG monitoroi Navas gjatë fundjavës por ai nuk mori pjesë në seancën e tyre stërvitore të dielën pasdite. Dhe me vetëm 48 orë deri në fillimin e ndeshjes në Lisbonë, ish-portieri i Real Madrid nuk ka mundur të rikuperohet plotësisht.

Të qenit jashtë i Navas me shumë mundësi do të thotë se 26-vjeçari Sergio Rico do të startojë nga fillimi. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK