Sport
PSG kërkon David Alaban

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, thuhet se është i etur për të nënshkruar me David Alaban nga Bayern Munich, sipas Le 10 Sport, përcjell lajmi.net.
Tuchel dëshiron që Alaba të zëvendësojë Thiago Silvan, në zemër të mbrojtjes të PSG-së sezonin tjetër.
Bayern janë të hapur të shesin 28 vjeçarin, por më shumë do të preferonin të shihnin atë duke iu bashkuar Barcelonës apo Real Madridit.
Alaba ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021, dhe ‘bavarezët’ për të shmangur një largim falas të futbollistit, janë të gatshëm të pranojnë shitjen e tij./Lajmi.net/





















