Connect with us

Uncategorized

Pse Evropa e ka më në kontroll situatën me Covid-19 se sa SHBA-ja?

Publikuar

Anthony Fauci është pyetur se pse Evropa e ka situatën më në kontroll në krahasim me SHBA-në sa i përket luftën ndaj pandemisë globale të coronavirusit.

Ai tha se ishte një pyetje mjaft komplekse, por përshkroi disa nga faktorë kontribuues.

Doktori së pari theksoi se shumë vende evropiane u mbyllën më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse ju shikoni se çfarë ndodhi në Evropë, ata u mbyllën pjesërisht ose ndaluan së vepruari për 95 për qind”, tha mjeku.

Sidoqoftë, “kur në të vërtetë shikoni se çfarë bëmë, edhe pse u mbyllëm, edhe pse ajo krijoi një vështirësi të madhe, ne në të vërtetë funksionalisht u mbyllëm vetëm rreth 50 për qind në kuptimin e tërësisë së vendit”, shtoi 79-vjeçari.

Ai gjithashtu vuri në dukje se disa shtete kishin sukses më të mirë në ndjekjen e udhëzimeve për rihapjen sesa të tjerët “Disa u ndoqën me shumë kujdes dhe disa jo”.

Ndryshe, SHBA-ja ka njoftuar se 4.58 milionë njerëz janë infektuar gjersa kanë ndërruar jetë mbi 674 mijë njerëz.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK