Connect with us

Lajme

Protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë, bllokohen udhëkryqet në Shkup (VIDEO)

Publikuar

Edhe këtë të premte qytetarët në Shkup kanë vazhduar protestat kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Qytetarët me protestë shprehin revoltën e tyre për rritjen e çmimit të rrymës prej 7.4% nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Në Shkup protesta u zhvillua me bllokim udhëkryqesh nga ora 14 deri në ora 16.

Do të protestohet edhe në qytetet tjera si në Tetovë, Strugë, Kërçovë, Gostivar, Kumanovë, Prilep dhe Manastir./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK