Connect with us

Lajme

Probleme për Zaevin/ Kushtëzime nga partnerët maqedonas brenda koalicionit

Publikuar

me

Komoditetin në negociata të Zaevit me BDI-në po e lëkundin vetë partnerët e koalicionit të tij. Kryetari i partisë Lidhja Demokrate (PLD), Pavle Trajanov i cili është pjesë e koalicionit që udhëhiqet nga LSDM, në emisionin e mbrëmshëm “Vetëm e Vërteta” në Kanal 5 ka theksuar se LSDM nuk ka mbështetje bllanko nga partia e tij, përcjell Zyrtare.net

“Sa i përket kërkesës për Kryeministër shqiptar, nuk është e pranueshme”, theksoi Trajanov

Trajanov madje thotë se edhe në BDI janë të arsyeshëm dhe e dinë që ideja për kryeministër shqiptar nuk do të kalojë.

“Ajo parti e cila do të pranojë një shantazh të tillë mendoj që duhet të fshihet nga skena politike, por atë nuk do ta bëjn as LSDM-ja, as VMRO-DPMNE-ja, pavarësisht nëse presioni është shumë i madh për të formuar qeverinë, një shantazh i tillë nga BDI nuk do të pranohet”, shtoi Trajanov.

Trajanov theksoi se nga partneri i koalicionit LSDM ka kërkuar të merren parasysh tre kërkesa të rëndësishme, por fillimisht të pritet dhe të shihet epilogu i bisedimeve nga negociatat me BDI-në. Trajanov ka bërë me dije se LSDM nuk do të ketë bllanko mbështetje nga ana e PLD-së dhe nëse nuk përmbushen kërkesat e partisë së tij mbështetja për LSDM mund të tërhiqet./Zyrtare.net/

Advertisement

MË TË LEXUARAT