Connect with us

Sport

Prishtina konfirmon largimin e dy futbollistëve

Publikuar

Bëhet fjalë për mbrojtësin Labinot Ibrahimin dhe mesfushorin Ergyn Ahmeti.

Ibrahimi kishte ardhur te kryeqytetasit vetëm verën e kaluar, kurse Ahmeti është pjesë e bardhekaltërve tash e tre vite.

Njoftimi i plotë i fituesit të Kupës së Kosovës sivjet: 

Faleminderit Labinot, Ergyn

Ibrahimit dhe Ahmetit, FC Prishtina iu dëshiron sukses në vazhdim të karrierës

Mbrojtësi 34 vjeç, Labinot Ibrahimi dhe mesfushori 24 vjeç, Ergyn Ahmeti, iu kanë skaduar kontratat dhe janë futbollistë të lirë.

Faleminderit për kontributin tuaj! /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK