Connect with us

Sport

Prishtina gati për ta nderuar futbollin kosovar, nis sot aventurën evropiane

Publikuar

Prishtina momentalisht gjendet në Gjibraltar, ku pret rezultatet e testit për koronavirus të kryer dje, dhe në raste se gjithçka shkon sipas planit, atëherë ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00.

Kujtojmë që Prishtina ishte dashur të luante javën e kaluar, por 8 futbollistë rezultuan pozitiv me COVID-19, ndaj ndeshja u shtye dhe Prishtina u detyrua të formonte një ekip të ri me lojtarë të klubeve të tjera të Superligës.

Ditën e kaluar, Gjilani arriti fitore historike ndaj Tre Penne nga San Marino në kuadër të Ligës së Evropës, dhe hapi rrugën që edhe Prishtina sonte të bëjë të njejtën gjë.

NA NDIQ NË FACEBOOK