Kosovë
Prishtina “bëhet me lum”, pas reshjeve vërshohet nga uji Rruga B

Reshje të dendura shiu kanë rënë sot në Prishtinë.
Si rëndom, rrugët e kryeqytetit janë vërshuar pas shiut të madh.
Në rrjete sociale janë publikuar video të vërshimeve nëpër rrugët kryesore të Prishtinës.
Situatë e rënduar paraqitet edhe tek “Rruga B”, atje ku tashmë uji ka vërshuar rrugët, duke e vështirësuar kështu edhe qarkullimin.






















