Connect with us

Kosovë

Presidenti Thaçi: Viktimat po përbalten me dëshmitë e agresorit

Publikuar

Presidenti Thaçi në video-mesazhin e tij ka theksuar se heshtja ndërkombëtare po kuptohet si aprovim i amnistisë për gjenocidin e shtetit të Serbisë kundër popullit të Kosovës.

“Viktima po damkoset e po përbaltet me dëshmitë e agresorit. Faktet e viktimave të njohura botërisht përbuzen e injorohen nga arbitri, në emër të një balanci të rrejshëm. E dimë se sa shumë dhe se sa padrejtësisht, për dy dekada me radhë, akuzat, shpifjet e fabrikimet e lloj-llojshme kundër luftës sonë, kundër UÇK-së, janë kthyer në çështje gjyqësore që pas vites torturuese, kanë rezultuar ashtu siç kanë qenë: Baltë mbi luftën tonë!”, ka thwnw ai.

Sipas tij, nuk mundet e nuk do ta harrojë kurrë, se Kosova e lirë, demokratike, shtet sovran, lindi nga dhimbjet e mëdha të një lufte që ne nuk e zhvilluam të vetmuar.

“Ne kishim në krah SHBA-në, NATO-n dhe demokracitë më të mëdha të botës. Pa këta miq të mëdhenj dhe aleatë strategjikë të pandarë në rrugën tonë, Kosova as nuk mund të ishte e pavarur dhe as nuk mund të bëhet anëtare e barabartë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi ka pohuar se sado e dhimbshme, sado e gjatë, sado e padrejtë të duket në raste të caktuara, rruga e zbardhjes së çdo pretendimi për krime lufte si edhe rruga e pastrimit të njollave të vëna padrejtësisht mbi luftën tonë dhe veçanërisht mbi UÇK-në, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç rrugës së drejtësisë.

“Ne nuk mund të lejojmë që për fatin tonë, as sot e as në të ardhmen, të flasin e të vendosin shtetet që ishin kundër lirisë dhe shtetësisë sonë”, ka thënë ai.

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK