Kosovë
Presidenti Thaçi e nisë ditën me publikimin e një video nga Drini i Bardhë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi që disa ditë është duke publikuar video ku po prezanton disa nga vendet turistike në Kosovë.
Këtë mëngjes, Thaçi ka publikuar një video nga Radavci i Pejës, aty ku buron Drini i Bardhë.
“Këtu buron Drini i Bardhë. Me këtë ujëvarë të mrekullueshme nisë rrjedhën në Kosovë ?? dhe bashkohet me Drinin e Zi në Shqipëri ?? për ta vazhduar rrugëtimin të pandashëm”, ka shkruar Thaçi.






















