Sport
Presidenti i Ballkanit konfirmon se edhe Baftiu dhe Hoxha do të transferohen në Turqi

Blend Baftiu, Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha, nga sezoni i ri do të jenë pjesë e elitës së futbollit në Turqi.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, në llogarinë e tij në Facebook, shkruan lajmi.net.
Postimi i Kabashit, pa ndërhyrje:
Të 3 musketerët tanë
Pas shume e shume pytjeve nga opinioni i gjërë dhe nga gazetarë të ndryshëm po ju lajmrohem hapur ,
Po është e vërtetë, që të tre super djelmoshat po ikin në Superligën Turke , gjat javës së ardhëshme gjithcka do të dihet 100% .
Me dëshirën time këta të 3 luan i kisha mbajt në Ballkan deri në pension
, por duhet ti përkrahim me të gjitha forcat tona që ëndrrat e tyre mos te mbesin veq “ëndërr” , edhe nëse nuk ndonjëher nuk na bjen mirë .
Me pune, vullnet e sinqeritet arrihet gjithcka ,
Faleminderit luana , pa dyshim se do të na bëni krenar të gjithë Kosovën 

Ballkani shtëpi e talentëve
/Lajmi.net/






















