Connect with us

Kosovë

Presdienti dekreton tre ligje, në mesin e tyre edhe Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19

Publikuar

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se ka bërë sot dekretimin e tri ligjeve.

Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare.

Kështu ka njoftuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një postim ne rrjetin social facebook.

“Sot i dekretova këto tri ligje tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë”, ka shtuar presidenti.

NA NDIQ NË FACEBOOK