Connect with us

Lajme

Prej sot fillojnë bisedimet për qeverinë e re

Publikuar

Pas mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, prej sot fillojnë edhe bisedimet për formimin e qeverisë së re. Partitë të cilat pas zgjedhjeve jozyrtarisht i kanë filluar bisedimet, pritet prej sot t’i intensifikojnë përpjekjet rreth sigurimit të shumicës në përbërjen e re parlamentare dhe formimin e Qeverisë së re.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaevi siç paralajmëroi edhe pas zgjedhjeve, negociatat për Qeverinë e re zyrtarisht do t’i fillojë pas Ilindenit.

Në intervistën e dhënë për javoren kroate “Nacional” para dhjetë ditëve, Zaevi tha se LSDM-ja ka bindshëm potencial më të madh të koalicionit. “Mandati për formimin e Qeverisë së re është tek LSDM-ja dhe koalicioni ‘Mundemi’. Menjëherë pas festës së Ilindenit e cila është më 2 gusht, hyjmë në proces të negociatave për koalicion të ardhshëm dhe formim të përbërjes së Qeverisë”, tha atëherë Zaevi.

Ai paralajmëroi se do të bisedojnë për koalicion me të gjitha partitë të cilat janë të gatshme ta pranojnë konceptin evropian, demokratik, të lirë, avancues, konceptin dhe rrugën që Maqedonia e Veriut e kalon si vend anëtar i NATO-s. Për “strukturat të cilat komplotojnë ide ndryshe nga koncepti demokratik dhe evropian, nuk mund të jenë pjesë e koalicion të ardhshëm qeveritar të udhëhequr nga LSDM-ja.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut, koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM fitoi 46 mandate deputetësh, koalicioni i VMRO DPMNE 44, BDI 15, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, “E Majta” dy dhe PDSH një.

NA NDIQ NË FACEBOOK