Sport
Pothuajse e kryer, Ibrahimovic te Milan edhe për një sezon

Sipas “Sky Sport Italia” Milani është gati ti ofrojë Ibrahimovicit një kontratë një vjeçare, por që në fundin e sezonit mund të rinovohet sërish edhe për një vit tjetër.
Suedezi ishte pranë largimit, por konfirmimi i Piolit në stolin e Milanit ndryshoi gjithçka.
Ibrahimoviç edhe pse 38 vjeç bëri një sezon mjaft të mirë, duke shënuar 10 gola në kampionat. /Lajmi.net/






















