Sport
Portland mposhtin Memphis, sigurojnë vendin në ‘Play-Off’ – raundi i parë kundër Lakers

Me fitoren 126:122 kundër Memphis Grizzlies, Portland do të jenë skuadra që merr pozitën e tetë në konferencën perëndimore, shkruan lajmi.net.
Nën lidershipin e Damian Lillard, Portland do të kenë punë në raundin e parë të ‘Play-Off’ me skuadrën e Los Angeles Lakers.
Lillard sot është shpërblyer për paraqitjet e tij në ‘Bubble NBA’, duke u shpallur ‘Bubble MVP’.
Këtë çmim ai e nderoi edhe me një paraqitje të mirë sonte, kur edhe siguroi kualifikimin në ‘Play-Off’.
Lillard sonte shënoi 31 pikë dhe kontribuoi edhe me 10 asistime./Lajmi.net/





















