Sport
Portieri i Liverpoolit: Në stërvitje kisha frikë Shaqirin, ai është një magjistar i vogël

Portieri i tretë i Liverpoolit thuri elozhe për futbollistin me origjinë nga Zhegra e Gjilanit.
“Kur mbërrita tek Liverpooli u befasova nga cilësitë e lojtarëve në skuadër. Të gjithë i përkasin një niveli të jashtëzakonshëm. Por më duhet të them të vërtetën, atij të cilit i frikësohesha në stërvitje ishte Shaqiri. Gjithmonë shpresoja që të qëlloja në një skuadër me të në stërvitje”.
”Ai është një magjistar i vogël. Shaqiri mund të bëjë çfarë të dojë më këmbën e tij të majtë”, tha Lonergan. /Lajmi.net/






















