Connect with us

Lajme

Peticion që viti shkollor në RMV të realizohet në distancë

Publikuar

Derisa anketat tregonin se shumica e prindërve ishin që fëmijët të kthehen në shkolla nga 1 shtatori, nën masa kundër virusit Covid-19, në rrjete sociale po shpërndahet peticioni ku kërkohet që viti shkollor të realizohet në distancë (online).

“Duke e pasur parasysh situatën me Covid-19 në shtet dhe ndikimin e tij në jetën e njeriut, si dhe prindër të brengosur për shëndetin e fëmijëve të tyre, familjes, kuadrit arsimor dhe shëndetin publik, kërkojmë që viti shkollor të realizohet Onlajn – mësim në distancë”, thuhet në peticion.

Kërkojnë që MASH:

  • të sjell vendim mësimi të realizohet në distancë për ciklin e ulët. Prej klasës së parë deri në të pestë.
  • njëri nga fëmijët të lirohet nga puna, të lirohet nga puna dhe të ketë orar të punës të shkurtuar.
  • Si platformë për mësim të zgjedhet Microsoft teams apo ndonjë mjet tjetër adekuat./TV21

Nga ana tjetër, dje dhe sot për mënyrën se si do të realizohet viti shkollor mes Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë realizuar diskutime.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK