Sport
Pesë gjërat që nuk i dini për Nagelsmann, trajneri që po shkruan historinë me Leipzig

Më poshtë janë renditur 5 gjëra që nuk dini për të.
1 – Nagelsmann është një trajner rekordesh që tani.
Në moshën 28 vjeç ka marrë vendin e Huub Stevens te Hoffenheim dhe është bërë trajneri më i ri i kampionatit gjerman.
Në moshën 33 vjeç është bërë trajneri më i ri që do të luajë një gjysmëfinale të Champions League në historinë e kompeticionit.
2 – Ëndërronte të bëhej qendërmbrojtës.
Donte të ishte si John Terry Chelsea-t, për këtë arsye në stërvitje e thërrisnin Johnny.
Në moshën 20 vjeç u detyrua të hiqte dorë nga futbolli i luajtur për shkak të një dëmtimi në kavilje.
Dhe mikut Christian Traesch i ka thënë: “Nëse nuk ia dal dot si lojtar, do të bëhem trajner në Bundesliga”.
3 – Ka studiuar për biznes administrativ.
Një plan B nëse nuk do të kishte pasur sukses si trajner. Megjithatë, bota e biznesit nuk e ka tërhequr asnjëherë.
4 – Rangnick e zgjodhi për Leipzig-un.
Rummenigge dhe Guardiola, më parë, kanë provuar ta merrnin te Bayern-i për të drejtuar ekipin Under 17.
5 – Tim Wiese,
Ish-portier gjerman, sotwrestler, e mbiquajti ‘Mourinho i vogël’ në kohët e Hoffenheim, jo shumë për ngjashmërinë zike, por për mënyrën si e rreshtonte skuadrën në fushë. Një pseudonim që vazhdon ta ndjekë. /Lajmi.net/





















