Connect with us

Lajme

Përplasje e ashpër për numrin e nënkryetarëve të Kuvendit

Publikuar

më

Pesë deputetë pritet të kenë mundësi të jenë nënkryetarë të Kuvendit në përbërjen e re parlamentare. Propozimi i kryeparlamentarit Talat Xhaferi u debatua paraprakisht. Opozita vlerëson se numri prej pesë nënkryetarësh është shumë i lartë dhe nuk është në shërbim të racionalizimit të shpenzimeve në kohë krize.

“Është turp njerëz. Në kohë krize kur të gjithë i racionalizojnë statuset dhe detyrimet, ne zgjedhim pesë nënkryetarë. Prisja ta ulnit numrin në dy sepse besoj se në të drejtën parlamentare krahasuese, sipas numrit të deputetëve, ne kemi numërin më të lartë prej pesë nënkryetarësh. Në mënyrë të panevojshme bëhet luftë për status. Shumë prej tyre kurrë nuk do të ulen këtu dhe as Kuvendi nuk do të ketë dobi prej punës së tyre- deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, VMRO-DPMNE.

Por shumica thotë se vendimi nuk nënkupton që patjetër do të ketë pesë nënkryetarë të Kuvendit. Vendimi parasheh numrin optimal të mundshëm. Edhe opozita ka mundësi të propozojë njërin nga deputetët për këtë pozitë.

“Fillimisht opozita duhet të vendosë a do të kandidojë nënkryetar ose jo. Të bëhet dramë se ky është shpenzim shtesë dhe gjëra të tjera, nuk është korrekte para qytetarëve. Ky është numër që caktohet me vendim. A do të ketë 2 ose 3, këtë do ta caktojmë në mënyrë plotësuese do të diskutojmë edhe si shumicë por edhe me opozitën- deklaroi Jovan Mitrevski, LSDM.

Në përbërjen e kaluar ishte po ashtu në fuqi vendimi për pesë nënkryetarë të Kuvendit por këtë funksion e ushtruan vetëm katër, Goran Misovski, Frosina Remenski, Zekir Ramqilloviq dhe Vesel Memeti. Në ulësen e drejtuesit të seancës për të zëvendësuar Xhaferin në seanca plenare nuk është ulur kurrë asnjë nënkryetar tjetër përveç Misovskit.

Edhe në paraqitjet publike, kryeparlamentari Xhaferi është zëvendësuar vetëm nga Misovski. Nënkryetarët paguhen nga 75 deri 80 mijë denarë në muaj, 15 deri 20 mijë denarë më shumë se sa deputetët. Atyre duhet t’u sigurohet kabinet dhe nëpunës të kabinetit gjë që nënkupton shpenzime shtesë nga buxheti i Kuvendit. Nga viti 2006 deri në vitin 2016, Kuvendi ka pasur nga tre nënkryetarë. Më herët, ky numër ka lëvizur mes katër dhe pesë nënkryetarëve./Alsat-M/

.

Maqedoni10 minutes ago

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Shqipëri40 minutes ago

“S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak…

Lajme53 minutes ago

BFI-ja konfirmon: Kemi marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri pranë Kalasë së Shkupit

Lajme1 hour ago

Mendi Qyra: Pas dekadash, Llabunishti drejt zgjidhjes së problemit me ujë të pijshëm,

Maqedoni1 hour ago

“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!

Lajme1 hour ago

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Kosovë2 hours ago

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve

Maqedoni2 hours ago

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

Shqipëri3 hours ago

Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!

Lajme3 hours ago

VLEN bojkoton 25-vjetorin e UEJL-së/ Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën për ceremoninë

Lajme4 hours ago

Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp

Kosovë4 hours ago

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

NA NDIQ NË FACEBOOK