Connect with us

Lajme

Përpjekjet për shtrirjen e ndikimit rus në Maqedoni

Publikuar

Këshilltarë të lartë të presidentit rus Vladimir Putin kanë qëndruar së fundmi në Maqedoni tek një parti e re me qëndrime nacionaliste që në Shkup shikohet si përpjekje për shtrirjen e ndikimit rus në këtë vend të Ballkanit. Por, analistët mendojnë se këto përpjekje janë të kota pasi që popullata e Maqedonisë është e përcaktuar në masë të madhe për integrime euro-atlantike, raporton Zëri i Amerikës, përcjell gazeta KOHA.

Përpkejet ruse për shtrirjen e ndikimit në Maqedoni nuk duket që kanë nxitur shqetësime këtu por kanë zgjuar kureshtje për mënyrën se kë kanë zgjedhur emisarët rusë për bashkëpunëtorë në Shkup. Aleksandr Dugin, filozof dhe këshilltar i lartë i presidentit Vladimir Putin para pak ditësh në Shkup qëndroi te një parti e re maqedonase, pa ndikim, e cila ndryshoi emrin nga Lëvizja Popullore – në “Maqedonia e Bashkuar”, sipas partisë ruse në pushtet, “Rusia e Bashkuar”.

Analistët vlerësojnë se janë të kota përpjekjet ruse për të përhapur ideologjinë, me që populli i Maqedonisë është i përcaktuar për integrimin euroatlantik të vendit. Mirçe Adamçevski ka qenë korrespondent i shtypit maqedonas në vitet ’90 në Rusi dhe njohës i zhvillimeve të atjeshme. Ai thotë se Dugin ka qenë para ca vitesh nëpër Serbi dhe Mal të Zi për të hapur rrugët e ndikimit rus, por se kjo gjë nuk gjen mbështetje në Maqedoni, sipas analistit.

“Harrojnë rusët se Maqedonia nuk është as Mali i Zi e as Serbi, sepse në Maqedoni opinioni publik është shprehur me mbi ¾ për integrime euro-atlantike, kështu që nuk mund ta bëjnë atë që kanë bërë në Mal të Zi apo që po e bëjnë në Serbi”, thotë Adamçevski. Analisti tjetër, Selim Ibrahimi thotë se varet nga qeveria dhe strukturat politike në Maqedoni se çfarë ndikimi mund të ketë ideologjia ruse këtu.

“Partitë politike nacionaliste maqedonase dhe një pjesë e shoqërisë civile e kanë promovuar politikën ruse në Maqedoni. Tash varet nga qeveria e kryeministrit Zoran Zaev se si do t’i zgjidh çështjet me vendet fqinje dhe problemet e brendshme që mos t’i lërë hapësirë politikës ruse për të vepruar në Maqedoni”, thotë Ibrahimi.

Adamçevski thotë se rusët tash gjetën një bashkëbisedues në Maqedoni, që është Janko Baçev, një person pa ndonjë ndikim, siç shprehet analisti, ndërsa më herët komunikimin e kishin pasur, sipas tij, me partinë serbe të Ivan Stoilkoviçit, “por Aleksandër Duginit i duhej një subjekt etnik maqedonas”, thotë analisti. Ibrahimi vlerëson se angazhimet ruse në Ballkan kanë për synim kundërshtimin e politikave amerikane për një Ballkan të qetë dhe pa trazira.

Këshilltarët rusë Dugin dhe Savin u shprehën para pak ditësh në Shkup para bashkëmendimtarëve të tyre se “Rusia as nuk e pengon Maqedoninë dhe as nuk i përzihet në zgjedhjen e saj nëse dëshiron të bëhet pjesë e NATO-s, se për këtë duhet të vendosin vetë qytetarët e këtij vendi, por se perëndimi, sipas tyre nuk ishte një alternativë e mirë për Maqedoninë”.

.

Maqedoni1 hour ago

Pesë vjet nga zjarri në spitalin modular Covid në Tetovë që vrau 14 persona

Maqedoni1 hour ago

Kim Mehmeti: Rama më pranë Beogradit se Prishtinës, “Ballkani i Hapur” i shërben Serbisë

Kosovë1 hour ago

Abdixhiku për gjashtëshen e LDK-së: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”

Maqedoni1 hour ago

Skandal në Shkup: Taksisti i kërkoi më shumë para kinezit dhe ia mori nën kërcënimin e thikës

Shqipëri1 hour ago

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

Kosovë2 hours ago

Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

OP / ED3 hours ago

35 vjet mashtrim: Shqiptarët në pushtet, por jo në shtet!

Shqipëri3 hours ago

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

OP / ED3 hours ago

35 vjet nga pavarësia, rikthehen dilemat e vitit 1991: “Sot na duhet sërish bashkimi politik”

Maqedoni4 hours ago

Tërmeti zgjon Ohrin dhe Strugën: Lëkundje 3.9 ballë godasin jugperëndimin e Maqedonisë

Kosovë4 hours ago

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Maqedoni4 hours ago

35 vjet Pavarësi, Siljanovska-Davkova: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë

NA NDIQ NË FACEBOOK