Connect with us

Sport

Pensionohet Sandro Wagner

Publikuar

Ylli gjerman, Sandro Wagner, ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij, përcjell lajmi.net.

Pak vite më parë, Wagner bënte bujë të madhe duke u transferuar te Bayern Munich, por ritmi ishte i rëndë për t’u ndjekur nga ai.

Kështu, Wagner ka deklaruar së fundmi se do të tërhiqet nga futbolli, duke u falënderuar për të gjitha mundësitë.

“I falënderohem futbollit që më ka bërë një jetë kaq të mrekullueshme. Isha i aftë të arrija të gjitha synimet dhe ëndrrat. Të vishja fanellën kombëtare më bëri veçanërisht krenar”, ka thënë Wagner për ‘Bild’.

Wagner e kaloi sezonin 2018/19 me Bayern Munich, pasi shkëlqente me Hoffenheim.

Së fundmi ai luajti me skuadrën kineze Tianjin TEDA. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK