Connect with us

Kosovë

Pas presionit, Zemaj e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Publikuar

më

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës dhe zyrtarë të tjera nga komuniteti farmaceutik, me të cilët diskutoi për vendimin për anulimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

E diskutimi me ta duket se e ka bërë Zemajn të kuptojë se ka gabuar me vendimin për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Ministri Zemaj ka vendosur të anulojë vendimin për shfuqizimin e këtij Udhëzimi Administrativ i cili kishte hyrë në fuqi në kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte Uran Ismaili i PDK-së.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ky Udhëzim Administrativ do të ndryshohet dhe plotësohet.

Zemaj dje është kritikuar ashpër për vendimin për shfuqizim të këtij UA. Mbetet të shihet ditët në vijim se çfarë do të ndodh lidhur me këtë.

Kjo është komunikata e plotë:

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Armend Zemaj priti sot në takim përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës dhe zyrtarë të tjera nga komuniteti farmaceutik, me të cilët diskutoi për vendimin për anulimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Në këtë takim, Ministri Zemaj ka shpjeguar se anulimi i Udhëzimit Administrativ është bërë për shkak të pamundësisë së zbatimit të disa dispozitave të tij, të konstatuara nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave dhe nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas një diskutimi të gjatë rreth kësaj çështje, Ministri Zemaj, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për zbatimin e këtij udhëzimi, i cili praktikisht ka mbetur i pazbatuar qe disa muaj, ka ofruar disa opsione për të mundësuar vazhdimin e procesit dhe për ta bërë të zbatuar këtë udhëzim, në interes të rregullimit të treguat farmaceutik në Kosovë.

Pas këtij takimi, Ministri Zemaj ka anuluar vendimin e datës 04. 08. 2020, me të cilin është shfuqizuar Udhëzimi Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale dhe ka nxjerr vendim me të cilin ka obliguar Sekretarin e Përgjithshëm të MSh-së që të ndërmarr veprime për plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të qartë edhe në takimin e mbajtur me komunitetin farmaceutik, se vendimet e marra janë për shkak të pamundësisë së zbatimit të udhëzimit që do të plotësohet dhe kjo nuk ka të bëjë fare me interesa të tjera siç po provohet të interpretohet e keqpërdoret nga dikush.

Interpretimet me ngjyrime politike pas vendimit të Ministrit për kinse krijim të mundësive për rritje të çmimit të barnave nuk kanë asnjë bazë dhe janë thjesht një tendencë për të larguar vëmendjen nga fakti që udhëzimi i lartpërmendur, në formën si ishte, ishte i pazbatuar prej muajsh, për shkak të disa dispozitave që nuk i kishin adresuar drejt disa çështje që lidhen me çmimet e produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Lajme24 minutes ago

Bekim Sali dhe Mickoski presin në Qeveri kryeparlamentaren e Kosovës, Albulena Haxhiu

Lajme28 minutes ago

Gashi priti Haxhiun në Kuvend: Thellim i bashkëpunimit parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Shqipëri1 hour ago

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

Lajme1 hour ago

Ndërpritet transmetimi live në Top Channel: Grida Duma bie pa ndjenja në hyrje të “Top Story”

Lajme2 hours ago

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

Lajme2 hours ago

Raporti financiar i KQZ’së për partitë – Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator

Maqedoni3 hours ago

Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 23.847 serbë, Vuçiqi mori vetëm 994 vota – BIRN zbulon 111.700 euro për shoqata pro-SNS-së

Bota3 hours ago

Si arriti partia e Vuçiqit të marrë më shumë mbi 1 mijë vota në fshatrat shqiptare të Preshevës?

Lajme4 hours ago

Prokuroria tregon se për çfarë akuzohet ish-burri i Arlinda Zekës: Ia nxori rrobat nga rrobalarësja në oborr…!

Maqedoni4 hours ago

Tre të lënduar nga përplasja e një “Golf”-i me një “Audi” në Shkup

Shqipëri4 hours ago

“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

Kosovë4 hours ago

Rasti i Arlinda Zekajt: Kuvendi miraton rezolutë dhe komision për hetimin e përgjegjësive institucionale

NA NDIQ NË FACEBOOK