Connect with us

Lajme

Partitë po negociojnë, rrjedhin afatet për krijimin e qeverisë së re

Publikuar

Afati për ndarjen e mandatit për përbërjen e qeverisë së re është duke vijuar tashmë për ditën e tretë. Partitë politike LSDM dhe VMRO-DPMNE ditët e fundit kanë konfirmuar se po punojnë për të krijuar shumicë prej 61 deputetësh, por nuk ka asnjë lajm konkret se kur do ta formojnë qeverinë e ardhshme.

Ministrja e Drejtësisë në largim, Renata Deskoska, dje në profilin e saj në Fejsbuk, theksoi se Kuvendi tashmë është konstituuar dhe se afati prej 10 ditësh për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë është duke vijuar. Megjithatë, ajo nuk dha informacione në lidhje me negociatat për formimin e qeverisë. Në statusin e saj në Fesjbuk, Deskoska gjithashtu iu referua debatit të hapur për publikun në lidhje me atë nëse Kuvendi është konstitutiv në kushte kur nuk është zgjedhur kryetari i Shtëpisë ligjvënëse.

“Mandati i deputetëve, në pajtim me Kushtetutën, vijon nga seanca konstituive. Nuk mund deputetët të kenë mandat në Kuvend të pakonstituuar. Kuvendi tani më është konstituuar në seancë konstituive”, ka shkruar Deskoska në Fejsbuk.

NA NDIQ NË FACEBOOK