Connect with us

Kosovë

Parashikimi i profesorit të historisë: Trump kësaj radhe e humb Shtëpinë e Bardhë, fiton Biden

Publikuar

më

Një profesor i historisë që ka parashikuar saktë rezultatin e të gjitha zgjedhjeve presidenciale amerikane që nga viti 1984, thotë se demokrati Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara dhe se Donald Trump do ta humb kësaj radhe Shtëpinë e Bardhë.

Allan Lichtman, profesor i Universitetit Amerikan, thotë se ai përdor atë që e quan sistemin e “13 faktorëve kryesore” për të parashikuar rezultatet e zgjedhjeve.

Faktorët kryesorë të Lichtman-it për një kandidat në detyrë përfshijnë – kushtet ekonomike afatgjata dhe afatshkurtra, skandalet, trazirat sociale dhe personalitetin dhe aftësinë karizmatike të kandidatit.

“Këta faktorë parashikojnë që Trumpi do ta humbasë Shtëpinë e Bardhë”, por jo me një rezultat të thellë, thotë profesori Lichtman.

Lichtman i jep Biden-it, të emëruarit të pritshëm demokrat, epërsi në shtatë faktorët e parashikimit të tij, si trazirat sociale, shpërthimin e koronavirusit dhe si është duke u destabilizuar ekonomia, si dhe ndikimin e procesit për shkarkimin e Trump-it.

Trump-i ka avantazh në gjashtë faktorë përcaktues që përdor profesori për parashikimin e tij. Ato përfshijnë postin e presidentit, faktin që republikanët nuk kanë asnjë sfidues serioz kryesor, asnjë dështim të madh ushtarakë jashtë vendit dhe atë që Lichtmani e quan mungesë e karizmës së Bidenit.

Megjithëse profesori Lichtman po parashikon një garë të ngushtë, një përmbledhje e sondazheve të fundit nga CNN tregon se kandidati Biden është në rrugën e një fitoreje të thellë. Një sondazh i rrjetit Fox News tregon se zgjedhjet do të jenë me rezultat pak më të ngushtë, por përsëri parashikon fitoren e Biden-it.

Pavarësisht nëse një votues është republikan apo demokrat, thotë Lichtman-i, pjesëmarrja e qytetarëve është thelbësore.

“Varet nga ju, votuesit, të vendosni të ardhmen e demokracisë sonë,” tha ai. “Pra, dilni dhe votoni. Votoni personalisht. Votoni me postë.”

Lichtman ka parashikuar me saktësi çdo zgjedhje presidenciale që kur republikani Ronald Reagan mposhti demokratin Walter Mondale në vitin 1984.

Ai parashikoi që demokrati Al Gore, do të mposhte republikanin George W. Bush në vitin 2000 dhe i qëndron besnik parashikimit të tij. Zoti Gore fitoi votën popullore, por Gjykata e Lartë vendosi në favor të zotit Bush pas një mosmarrëveshje të gjatë për parregullësi në votimet në Florida.

Maqedoni14 minutes ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Lajme49 minutes ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni58 minutes ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë1 hour ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri2 hours ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme2 hours ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

Kosovë2 hours ago

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Maqedoni3 hours ago

Alarm në shkollat e Tetovës: 14-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëmoshatari

Kosovë3 hours ago

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Kosovë3 hours ago

Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje

Maqedoni3 hours ago

Vendimi për Spitalin Modular ndez përplasjen politike: VMRO akuzon për ndërhyrje në drejtësi

Shqipëri4 hours ago

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

NA NDIQ NË FACEBOOK