Sport
Paqarada pas kalimit te St.Pauli: Klubi shfaqi besim tek unë, jam i lumtur për transferimin

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, është bërë sot me skuadër të re, duke i dhënë fund aventurës me Sandhausen.
Paqarada ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me St.Pauli dhe për këtë është shprehur shumë i lumtur.
“Përfaqësuesit e klubit treguan vlerësim dhe besim të lartë në mua gjatë negociatave”, ka thënë Paqarada, transmeton lajmi.net.
“Jam i kënaqur të jem pjesë e St.Pauli dhe të bëjë një hap tjetër në karrierën time”, ka shtuar lojtari.
Paqarada ka qenë një nga lojtarët me më së shumti minuta gjatë sezonit 2019/20 nga kombëtarja e Kosovës, me skuadrën e tij. Mbetet të shihet se si do të adaptohet ai te St.Pauli. /Lajmi.net/






















