Connect with us

Kosovë

Pacolli: Mos i gjykoni prindërit, kjo mund t’i ndodhë secilit

Publikuar

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas gjetjes së dy-vjeçarit nga Tërpeza e Malishevës, Tian Krasniqi.

Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur i lumtur që është gjetur 2-vjeçari.

Tutje, ai kërkon të mos gjykohen prindërit për humbjen e djalit sepse një rast i tillë mund t’i ndodh secilit.

Postimi i plotë:

Momenti kur heroi i sotëm, Astrit Kryeziu, gjeti Tianin e vogël në pyll. Askush nuk duhet të gjykojë prindërit. Kjo mund ti ndodhë secilit! ??

NA NDIQ NË FACEBOOK