Connect with us

Lajme

OKB-ja ndërpret bisedimet për Sirinë

Publikuar

Zbulimi i tre rasteve të COVID-19 në mesin e pjesëmarrësve në diskutimet mbi kushtetutën siriane, e detyroi OKB-në që të ndërpresë takimin, njoftoi sot kjo e fundit, vetëm disa orë pas hapjes së takimit.

“Pas një takimi të parë konstruktiv, seanca e tretë e Komisionit Kushtetues është pezulluar aktualisht”, njoftoi zyra e të Dërguarit Special të OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, në një deklaratë.

Delegatët ishin testuar dy herë: para se të shkonin në Gjenevë dhe më pas me ardhjen e tyre. OKB nuk dha hollësi se kur rezultuan pozitivë këta tre persona ose cilit delegacion i përkasin.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK