Connect with us

Sport

Oferta e re e Romës për Smalling

Publikuar

Ish reprezentuesi i Anglisë ka kaluar sezonin e fundit i huazuar te Roma, dhe ka bindur ‘Giallorosët’ që të punojnë shumë për transferimin e përhershëm të tij në ‘Olimpico’.

Por ‘Djajtë e Kuq’ po presin të fitojnë 20 milionë euro për 30 vjeçarin, përkundër përpjekjeve të pandalura të Romës.

Sipas medieve sportive, raportohet se Roma do t’i dorëzojë një ofertë të re Manchester United, duke shpresuar se do të arrijnë marrëveshje për një shumë prej 17 milionë euro.

Smalling gjithashtu po kërkohet edhe nga Newcastle, por lojtari fillimisht preferon një lëvizje te Roma./Lajmi.net/