Kosovë
Nuk lejojnë qytetarë të tjerë autobus, kolegët e ‘Trafikut Urban’ nuk e mbajnë distancën

Trafiku Urban në Prishtinë ka vendosur rregulla të reja për shkak të koronavirusit, por si duket këto rregulla nuk po respektohen ndaj kolegëve të tyre.
Një lexuese e Periskopit ka treguar një rast që ka nodhur sot gjatë ditës në linjën për Fushë Kosovë.
Ajo thotë se disa qytetarë të tjerë nuk janë lejuar të futen në autobus për shkak të numrit të limituar, ndërsa sipas saj, kolegë të kësaj linje janë lejuar edhe pse numri i personave në autobus ka qenë i plotësuar.
Në bazë të fotove shihet se ata janë mbledhur dhe nuk janë duke e respektuar distancën.






















