Connect with us

Sport

Nuk i akordoi penallti, ish-futbollisti i njohur rus e bën për ‘spital’ gjyqtarin e ndeshjes

Publikuar

Mesfushori 39-vjeçar, i tërhequr pak vite më parë, humbi logjikën kur gjyqtari kryesor nuk i dha një penallti dhe protestoi ashpër, duke e detyruar këtë të fundit që t’i tregojë kartonin e kuq për ta larguar nga fusha.

Kaq mjaftoi që Shirokov të mos mendohej dy herë e të sulmonte gjyqtarin, duke e goditur fillimisht me grusht e më pas me shqelma, ndërsa u desh ndërhyrja e futbollistëve të pranishëm për të mos lejuar vijimin e sherrit.

Rusi 39-vjeçar nuk i ka një risi këto episode, pasi vazhdimisht ka qenë konsumator i alkoolit dhe është bërë protagonist në sherre të ndryshme, ndërsa të nesërmen e ngjarjes reagoi duke kërkuar ndjesë për sjelljen e tij.

Ndërkohë gjyqtari i ndeshjes u dërgua menjëherë në spital, ku po merr trajtimin mjekësor dhe po shikon mundësin e ngritjes së një padie ndaj ish futbollistit të kombëtares ruse. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK