Connect with us

Uncategorized

Njoftimi historik i Trumpit: ShBA lejon përdorimin e plazmave të gjakut për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus

Publikuar

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) ka dhënë autorizimin emergjent për përdorimin e plazmave për trajtimin e pacientëve me Covid.

Teknika përdoron plazmat e gjakut të pasura me antitrupa nga njerëzit që janë shëruar nga sëmundja dhe tashmë është aplikuar në 70 mijë njerëz në ShBA – në testime, apo edhe te njerëzit e sëmurë rëndë.

FDA-ja thotë se testimet fillestare tregojnë që është teknikë e sigurtë, megjithëse duhen më shumë testime për të provuar efikasitetin e tyre, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Njoftimi erdhi vetëm një ditë pasi presidenti Donald Trump e akuzoi FDA-në për se po pengonte zhvillimin e vaksinës dhe mjekimeve terapeutike për arsye politike, dhe në prag të Konventës Kombëtare Republikane, ku do të lansojë fushatën e tij për të fituar një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo është ajo që kam dashur të bëja për kohë të gjatë,” iu tha presidenti gazetarëve ditën e djeshme.

“Jam shumë i kënaqur të bëj një njoftim vërtet historik në betejën tonë kundër virusit kinez që do të shpëtojë jetë të panumërta.”

Z.Trump e përshkroi procedurën si një terapi të fuqishme, derisa apeloi amerikanët që kishin kaluar koronavirusin që të dhuronin plazmat e tyre. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK