Connect with us

Kosovë

Njeriu që shpëtoi 1200 vetë nga vdekja në filmin e famshëm akuzohet për terrorizëm

Publikuar

Biznesmeni roli i të cilit në shpëtimin e më shumë se mijëra jetëve frymëzoi filmin “Hotel Rwanda” është arrestuar nën akuzat për terrorizëm në vendin e vogël në lindje të Afrikës.

Paul Rusesabagina, 66 vjeçar, ishte menaxheri gjeneral i hotelit luksoz në Kigali, kryeqyteitn e Ruandës, gjatë gjenocidit të 1994-s, në luftën e të cilit vend u vranë rreth 800 mijë njerëz me thika dhe armë të ngjashme, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Filmi i bërë në vitin 2004 tregon se si Rusesabagina, një njeri i klasës mesme i fisit Hutu por i martuar me një grua të fisit Tutsi, përdori influencën e tij për të dhënë ryshfet e për të shpëtuar më shumë se 1200 njerëz që ishin strehuar në hotelin Mille Collins në Kigali gjatë periudhës më të keqe të masakrave.

Shumica dërrmuese e viktimave të gjenocidit ishin nga minoriteti Tutsi në Ruandë.

Rusesabagina u ekspozua me autoritetet në një konferencë shtypi gjatë ditës së sotme në kryeqytet pas arrestimit të tij me urdhër-arrest ndërkombëtar. Autoritetet thanë se ai po mbahej në paraburgim por dhanë pak detaje për akuzat që rëndojnë kundër tij.

“Rusesabagina dyshohet të jetë themeluesi, lideri, sponzori dhe anëtari i një grupi të dhunshëm, të armatosur, terrorist e ekstremist… që operonte në vende të ndryshme të rajonit por edhe jashtë,” u tha në një deklaratë nga Buroja Investigative e Ruandës.

Rusesabagina jetonte në Belgjikë dhe në ShBA, ku ishte nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë i këtij kombi i dhënë nga presidenti George W Bush në vitin 2005./Periskopi