Connect with us

Sport

Një futbollist i Liverpoolit me COVID-19

Publikuar

Liverpool do ta vazhdojë kampin përgatitor në Austri përkundër se një futbollist ka testuar pozitiv për koronavirus, raportojnë mediat angleze, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët e klubit nga Anfield kanë ruajtur heshtjen në lidhje me identitetin e futbollistit.

Por, raportohet se një anëtar i ekipit ka testuar pozitiv gjatë testimit të rregullt pas mbërritjes në Austri të shtunën.

“Reds” do të vazhdojnë të stërviten afër Salzburgut për vazhdimin e javës me ndeshje përgatitore para duelit në Community Shield ndaj Arsenalit më 29 gusht në Wembley. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK