Connect with us

Kosovë

Nis konferenca e donatorëve në mbështetje të Libanit pas shpërthimit në Bejrut

Publikuar

Liderët ndërkombëtarë janë mbledhur në një konferencë donatorësh të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe OKB-ja për të diskutuar mbi ndihmat për Libanin.

Konferenca synon t’i japë mbështetje vendit të Lindjes së Mesme pas shpërthimit në Bejrut ku humbën jetën 158 persona.

“Synimi i kësaj konference është që të bëhemi bashkë që të mbledhim të ardhura për të adresuar nevojat e popullit të Bejrutit”, deklaroi Macron në fillim të konferencës së donatorëve.

Përpos dëmtimit që pësoi gjysma e qytetit dhe plagosjes së mijëra të tjerëve, shpërthimi i 4 gushtit erdhi në periudhën me të vështirë të recesionit në historinë e vendit prej mbi 6 milionë banorësh.

Vetë populli libanez i ka bërë thirrje donatorëve ndërkombëtare që fondet t’i akordohen organizatave jofitimprurëse të cilat po punojnë në mënyrë të drejtpërdrejt me popullin, pas shqetësimeve se fondet ndërkombëtare mund të shkojnë në duar të gabuara në një vend të njohur gjerësisht për korrupsion të thellë.

Libani renditet në vend të 137, nga 198 shtete, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International.

“Të gjithë e dimë se kjo tragjedi erdhi në një moment në të cilin shteti po përballej prej muajsh me një krizë të thellë politike dhe ekonomike”, tha Macron para liderëve ndërkombëtarë.

NA NDIQ NË FACEBOOK