Sport
Nga Man Utd në kategorinë e 11-të, Patrick Evra i habit të gjithë me vendimin e fundit

Mbrojtësi francez i cili u pensionua nga futbolli profesionist në vitin 2019, të dielën luajti si anësor i majtë me fanellën me numrin 11, në ndeshjen të cilën e fitoi North Grinford United me rezultat 3-2.
Paraqitja e Evras u xhirua nga një numër i madh i shikuesve të habitur, të cilët nuk mund të besonin se ish-fituesi i Ligës së Kampionëve po luante me ekipin amator.
Evra e falënderoi klubin e Brenthamin që e lejoi të luante dhe shkroi me shaka se në “Twitter” se shpreson se e ka bërë krenar Ryan Giggsin duke e veshur fanellën me numrin 11.
“Faleminderit që më lejuat të luaj me juve, djem. Ishte një ditë shumë e mirë, mos u brengos Giggs, ta kam nderuar numrin e fanellës sa kam mundur”, shkroi Evra. /Lajmi.net/
So here’s our Pat playing left wing for Brentham against North Greenford in west London this afternoon
Video from @Ninosbaks. pic.twitter.com/yOTf1n8172
— Scott Patterson (@R_o_M) August 29, 2020

Video from





















