Connect with us

Sport

Neymar uron skuadrën e gabuar, përgjigja e rivalëve të Bayern është epike

Publikuar

Futbollisti brazilian u shpreh publikisht në rrjetet sociale duke uruar rivalin Bayern Munich për suksesin e arritur.  Por, 28-vjeçar ka neglizhuar një shkronjë të emrit të fituesve të “tripletës” së sezonit 2019-2020.

Neymar i drejtohet gabimisht si Bayer (Levekusenit) në Twitter, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga “aspirinat”. Ata reaguan në faqen zyrtare të klubit në Twitter duke iu përgjigjur me një “emoji” (fytyrën e habitur), ndërsa i kanë kthyer dhe një përgjigje ironike brazilianit.

“Të humbasësh është pjesë e sportit. Ne bëmë gjithçka për ta fituar Ligën e Kampioneve, luftuam deri në fund. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngrohtësinë. Komplimente Bayerit!”, shkruan braziliani.

“Nuk jam i sigurt se përse na uron sikur jam në pushime dhe po luaj ‘Play-Station’…por faleminderit!”, shkroi faqja e Leverkusenit. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK