Kosovë
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 57 pacientë, 12 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 57 pacientë me COVID-19. 40 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, ndërsa 12 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.
Me COVID-19 janë infektuar edhe 5 mjek, 16 infermierë de 3 punëtorë të personelit shëndetësorë.
Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës, kanë njoftuar se 9 pacientë janë shëruar nga virusi korona.
“9 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 57 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile. Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 16 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19”, ka njoftuar spitali.






















