Connect with us

Kosovë

Në qendër të Prishtinës do të ndërtohet memorial për vëllezërit Bytyqi

Publikuar

Në Qendër të Prishtinës do të ndërtohet memorial për vëllezërit Bytyqi.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i AAK’së, Gazmend Syla.

Përmes një shkrimi në Facebook, Syla ka shkruar se këtë iniciativë e ka marrë së bashku me deputetin Daut Haradinaj.

“Ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar për mundësinë e dhënë nga gjenerali Daut Haradinaj dhe bashkëluftëtarët, që të marrë iniciativën për ngritjen e Memorialit për vëllezërit Bytyqi në qendër të Prishtinës”

“Poashtu pas komunikimit me familjarët e Heronjve, shpreha gatishmërinë e koordinimit me ta në të gjitha detajet e këtij projekti kombëtar”, ka shkruar ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK