Connect with us

Kosovë

Në konkursin e shpallur nga MSH-ja nuk u pranuan ata që punuan vullnetarisht

Publikuar

më

Për rreth 4 muaj Lirim Krasniqi kishte shërbyer si vullnetar në emergjencën e QKMF-së në Komoran të Drenasit.

Ai kishte shërbyer gjatë ndërrimit të natës, por ndonëse ka të përfunduar Fakultetin e infermierisë së përgjithshme, në konkursin e shpallur nga Komuna e Drenasit për pranimin e mjekëve dhe infermierëve të rinj ai nuk është pranuar, raporton KOHA.

Thotë se me të kanë qenë edhe 3 vullnetarë të tjerë, 2 infermierë dhe një mjek, pos ky i fundit është punësuar.

Krasniqi thekson se meqë Kosova nuk po i ofron kushte të nevojshme për punë, është i detyruar të shkojë jashtë vendit.

Megjithatë në konkursin e shpallur nga Drejtoria e Shëndetësisë e kësaj komune kanë aplikuar 30 doktorë, ndërsa numri i aplikuesve për infermierë ka qenë 26.

“Testin me shkrim për doktorë të mjekësisë e kanë kaluar 15, ndërsa për infermierë e kanë kaluar 11. Pas testit me shkrim, komisioni ka mbajtur intervistat, ku rezultatet përfundimtare sipas plotësimit të kritereve të parapara me konkurs dhe testeve ka qenë pranimi i shtatë kandidatëve për doktorë të mjekësisë dhe 3 infermierë”, është thënë në një përgjigje me shkrim nga zyra për informim e Komunës së Drenasit.

Në përgjigje më tej thuhet se, sa i përket çështjes së angazhimit vullnetar, ka qenë gatishmëri e tyre për të ndihmuar gjatë periudhës së pandemisë, duke shtuar që ky nuk ka qenë kriter për t’u pranuar në punë.

Një tjetër vullnetare që është duke ndihmuar ende, ndonëse nuk është pranuar në konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, është Besa Kolloni.

Ajo ka të përfunduar Fakultetin e Mjekësisë dhe është duke punuar në qendrën e thirrjeve në mënyrë vullnetare.

Në Qendrën e thirrjeve, e cila është e vendosur në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë, janë duke vazhduar punën edhe rreth 20 vullnetarë të tjerë.

Megjithatë, Kolloni shpreson që do ta fitojë një vend pune në konkursin e ardhshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili do të shpallet ditëve në vazhdim.

 

Shqipëri27 minutes ago

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Lajme1 hour ago

U braktis si foshnje në rrugë/ Kjo është historia e banores së BBVK-së

Maqedoni2 hours ago

Përplasje e rëndë pranë Spitalit të Qytetit, dërguesi i “Wolt”-it në gjendje të rëndë

Shqipëri2 hours ago

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Kosovë3 hours ago

Avokati i Liridona Ademajt: Murselit dhe Plavës do t’u konfirmohet burgimi i përjetshëm, Kokalla u privilegjua deri në fund të procesit

Lajme4 hours ago

Nepotizmi në doganë”, Dauti: Ka qenë dukuri në kohën e BDI-së, tani janë raste të izoluara

Maqedoni5 hours ago

Agim Shemshiu emërohet anëtar i Komisionit të Arbitrave të Federatës Evropiane të Shahut

Shqipëri5 hours ago

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

Lajme6 hours ago

Dëshmia për Lotarinë: Bajrami e quante Artan Grubin “shef”

Kosovë6 hours ago

Deputeti i LVV’së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

Maqedoni7 hours ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme8 hours ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

NA NDIQ NË FACEBOOK