Connect with us

Lajme

Ndërron jetë nga koronavirusi ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes

Publikuar

Ka ndërruar jetë nga COVID-19 ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes, Albert Sanxhaku.

Sanxhaku kishte disa ditë që ishte prekur nga koronavirusi  dhe pas shtrimit në spitalin Infektiv u dërgua drejt Turqisë për një trajtim më të mirë.

Sipas informacioneve të marra, i ndjeri ka ndërruar jetë pas mesnate. Sanxhaku ka qenë kryetar i bashkisë së Lushnjes përgjatë viteve 2007 – 2011, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK