Connect with us

Lajme

“Natë e ditë, duke u munduar t’marr frymë” Pamjet brenda spitalit Covid, situata e rëndë (VIDEO)

Publikuar

më

Të infektuarit shtohen përditë dhe po përditë në dyert e dy spitaleve Covid buçet autoambulanca. Një tjetër rast që duhet shtruar. Një tjetër që ndodhet në gjendje të rëndë apo më keq akoma, që duhet intubuar.

Abcnews ka përcjellë pamjet brenda spitalit infektiv në Tiranë, atje ku shtretërit janë përherë plot dhe mundimi i pacientëve shkon për vetëm një detaj që shumëkush e harron… të marrësh frymë.

Pacienti që po shihni në foto është tashmë në gjendje të mirë shëndetësore. I merret goja kur flet sepse vështirësia në frymëmarrje është e madhe dhe nevoja për të thënë sa më shumë fjalë, edhe më e madhe.

“Do të rrish gjithë natën e ditën duke marrë frymë me zorr… ky është Covidi! Nuk është gripi, se atë e kemi kaluar të gjithë”

Kamera e xhirimit kalon nga kati i dytë në të tretin. Gjatë rrugës, doktoreshë Najada Çomo i thotë gazetares së njëri prej pacientëve që takoi në katin e parë, ka humbur të ëmën prej koronavirusit. Por lajmin e hidhur, ai akoma nuk e ka mësuar.

Në katin e tretë të spitalit infektiv janë shtruar rastet më të rënda. Ata pacientë që kanë patur fatin e keq për t’u përballur me tubat. Përpara janë rastet e personave të intubuar.

Shumë prej tyre, para fundit, të vetmen gjë që shohin janë sytë e mbuluar të mjekëve.

Për më tepër shikoni të plotë videon e publikuar nga abc.

Video:

.

Shqipëri42 seconds ago

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

Lajme12 minutes ago

Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?

Kosovë52 minutes ago

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

Lajme58 minutes ago

Pensionistët nuk mund ta transferojnë pensionin në një bankë tjetër pa shlyerje nga Alta Banka, ndërsa sportelat janë të mbyllura

Lajme1 hour ago

Toshkovski: Vozitësit mësuan ku janë kamerat e “Safe City” – po sjellim një mënyrë të re inçizimi

Maqedoni2 hours ago

Shkupi bëhet qendër rajonale e urologjisë: Mjekë nga katër shtete trajnohen për ndërhyrje të avancuara!

Kosovë2 hours ago

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti

Kosovë2 hours ago

Drafti i BE që paralajmëroi mungesën e përparimit në Kosovë, sot nga Brukseli del raporti i plotë

Religjion2 hours ago

Pozitat dhe privilegjet kalojnë, mbetet vetëm ajo që merr para Allahut Fuqiplotë

Maqedoni2 hours ago

Akuza të rënda ndaj Greqisë: Aleanca Evropiane alarmon për përndjekjen e pakicave maqedonase dhe turke!

Shqipëri2 hours ago

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

Maqedoni4 hours ago

Kriptovalutat përfshihen në Kodin Penal, propozohet konfiskimi i pasurisë së transferuar te familjarët

NA NDIQ NË FACEBOOK