Kosovë
Naser Sahiti është rektori i ri i Universitetit të Prishtinës

Profesori i Fakultetit të inxhinierisë mekanike, Naser Sahiti është zgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës. Ai ka marrë 7 vota, kandidati Faton Berisha 2 vota dhe kandidati tjeter Blerim Rexha, asnjë votë.
Sipas statutit të UP-së, mandati i rektorit është 4 vjeçar.
Kryetari i bordit të UP-së, Ujkan Bajra ka thënë se procesi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë ndikim nga jashtë në përzgjedhjen e rektorit.
Deri tash rektor i UP-së ishte Marian Demaj.






















