Kosovë
Nagavci e VV-së po do që me zor partitë e tjera t’ia votojnë mocionin e mosbesimit

Vetëvendosje ditë më parë ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës, nënshkrimet për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Por deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, po kritikon partitë të cilat nuk po i përgjigjen pozitivisht kërkesës së VV-së për votimin e mocionit të mosbesimit duke bërë një krahasim që s’bëhet.
Ajo ka përmendur se si disa anëtarë të partive të tjera po kritikojnë punën e qeverisë aktuale, ndërsa nuk po e përkrahin rrëzimin e Qeverisë.
Postimi i plotë:
Hipokrizi është të deklarosh diçka e të veprosh diçka tjetër.
Grupi parlamentar i Lëvizjes ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, sepse beson se janë të shumta argumentet që e dëshmojnë̈ se kjo qeveri është̈ e papërgjegjshme dhe e paaftë.
Vendit i duhen institucione të legjitimuara, me udhëheqës të ndershëm, të besueshëm e profesionist.
Partitë dhe përfaqësuesit e tyre që bëjnë kritika për keqqeverisje dhe keqmenaxhim të Qeverisë Hoti, i ftojmë të nënshkruajnë kërkesën për mocion dhe pastaj ta votojnë atë. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë të paktën le të na kursejnē nga deklarata e paraqitje joserioze e të pa sinqerta në Kuvend, konferenca e studio televizive.
Qytetarët, bizneset, institucionet kanë brenga e po përballen me shumë sfida.
Koha është për veprime konkrete e të shpejta, jo për deklarata të paqëndrueshme e kalkulime partiake.






















