Asnjëri nga liderët shqiptarë të ftuar nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ishte prezent në orarin e paraparë të takimit, që kreu i BDI-së Ali Ahmeti kishte organizuar me ta, shkruan in7, përcjell Zyrtare.net
Ai u shpreh i zhgënjyer nga mos-ardhja e liderëve në takimin, në të cilin siç tha, do t’i falënderonte për të arriturat e përbashkëta të deritanishme dhe do të merreshin vesh për ndarjen e përgjegjësive për të ardhmen, gjithashtu ai tha se ftesat ua kishte dërguar para një jave edhe atë edhe me rend dite.
“Sa i takon ftesës, ka më shumë se një javë që ftesën e kanë partitë politike parlamentare me rend dite dhe nuk ka arsye të kohës apo pamundësisë për të gjetur kohë ata për të bërë analizat e duhura. Sa i përket kryeministrit, nuk i kemi thirrur partitë politike për të mbështetur platformën dhe idenë tonë. I kemi thirrur për t’u bërë pjesë e përgjegjësive të mëtutjeshme në këtë vend- deklaroi Ali Ahmeti, BDI.
Por a janë të vërteta pohimet e Ahmetit se në ftesën e para një jave, ka pasur edhe rend dite?
in7 ka siguruar ftesën e 7 Gushtit, të cilën përmes postës elektronike, partia e Ahmetit ua ka dërguar partive tjera. Askund në këtë ftesë nuk shkruan rendi i ditës.

Nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ditë më parë i dërguan përgjigje Ali Ahmetit se në parim janë për takime të tilla, por kërkuan që ftesa të ketë rend dite dhe t’u dërgohet disa ditë përpara, me qëllim që ata të kenë kohë të ndërtojnë qëndrimet e tyre. Kjo përgjigje u dërgua më 11 Gusht. Kësaj letre të Koalicionit ASH – AAA, nga Bashkimi Demokratik për Integrim i janë përgjigjur në të njëjtën ditë, por në orët e vona të natës, saktësisht në orën 22 e 26 minuta, përcjell in7, transmeton Zyrtare.net



Gjatë ditës së djeshme, Ali Ahmeti theksoi se ai më nuk ta ftojë tryezën e partive, pasi siç tha, ai e kaloi radhën e tani i mbetet tjetërkujt ta ftojë.
Kjo formë e organizimit të kësaj tryeze, që prej vitit 2016 është shndërruar në institucion, kundërshtarët politik të Ahmetit e kanë cilësuar si mënyrë e ikjes së përgjegjësisë dhe alibi për mospërmbushjen e premtimit të BDI’së për kryeministrin shqiptar.
Nga ana tjetër, tema e kryeministrit shqiptar nuk ishte askundi në agjendën e dërguar me vonesë nga Ahmeti./in7.tv – Zyrtare.net/