Connect with us

Sport

Mourinho kërkon një super përforcim nga Real Madrid

Publikuar

Tottenham është i interesuar për rikthimin e Gareth Bale nga Real Madrid.

Mediat angleze raportojnë se menaxheri i Spurs, Jose Mourinho është i interesuar për blerjen e sulmuesit uellsian, gjatë këtij afati kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Bale kaloi një stinor të vështirë me hapësirë të kufizuar për lojë te skuadra e trajnerit Zinedine Zidane.

E ardhmja e tij mund të jetë sërish në Premierligë ku Mourinho e mirëpret te ekipi i Tottenhamit. Bale ka kontratë me Real Madridin deri më 2022. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK