Sport
Moto GP: Sot pritet garë e nxehtë në Austri, Vinales niset nga pozita e parë – kjo është ora kur fillon gara

Në Austri pritet të shohim një garë të nxehtë, por pa kampionin e botës, Marc Marquez, shkruan lajmi.net
Maverick Vinales i Yamaha është piloti që niset nga pozita e parë (Pole-position) në këtë garë, me synimin për fitoren e parë sezonale.
Ndjekësi i parë i spanjollit do të jetë Jack Miller i skuadrës së Ducati.
Në anën tjetër, Fabio Quartararo do të niset nga pozita e tretë, por mbetet favorit për garën.
‘Doktori’ italian, Valentino Rossi do të niset nga pozita e 12-të.
Gara e Austrisë fillon në ora 14:00 sipas kohës sonë lokale. /Lajmi.net/






















