Connect with us

Lajme

Mot me vranësira dhe temperatura më të ulëta, në disa vende jostabil

Published

on

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me periudha dielli, ndërsa vende -vende jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e përforcuar. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar që do të shkaktojë rënie të temperaturës ditore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 24, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 30 deri në 38 gradë Celsius. UV=8.

Në Shkup do të ketë mot me diell, me vranësira mesatare dhe erë të përforcuar veriore deri mesatare. Do të ketë kushte për shi të përkohshëm të rrëmbyeshëm dhe bibullima. Temperatura minimale do të zbret deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.

Nga e diela deri të martën moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa temperaturat ditore do të jenë më të ulëta për 5 deri 6 gradë në krahasim me sot. Përsëri destabilizim të motit me shira lokal të rrëmbyeshëm dhe bubullima pritet të mërkurën.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK