Connect with us

Lajme

“Moshat e reja problemi më i madh”, ja çfarë pritet nga Covid-19 në muajin shtator në Shqipëri

Publikuar

“Kemi një trend të lartë të përhapjes së virusit. Kemi një intensitet që përvijon me nga 100-150 raste në ditë.

Janë evidentuar që kemi dhe raste në grupmoshë të re. të rinjtë po tregojnë një neglizhencë ndaj masave të koronavirusit. Sa i përket ecurisë klinike të rasteve nuk e ndjek, duhet të flasin specialistët.

Negativizimi i pacientëve është diçka që bëhet nga mjekët që e kanë ndjekur. Janë elementë klinikë që duhen vlerësuar vetëm nga mjekët që ndjekin rastet. Por duhet theksuar se koronavirusi është shumë tinëzar. Janë ca elementë që mbase do vlerësohen pasi të ketë mbaruar pandemia, për të hedhur dritë mbi rastet.

Nuk mund të flas në emër të frikës, pasi për mjekët frika nuk është element i tyre. Vërtet Covid gjunjëzoi të gjithë, por dua të them që të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të përballur situatën.

Sigurisht që do të ketë vështirësi në vjeshtë. Nuk mund ta mohojmë që do të ketë vështirë, por e pamundura do të bëhet e mundur. Do të jemi të gjithë në gatishmëri për të raportuar të gjitha rastet, deri në nivele madhore. Sigurisht që do të përballemi me problemet respiratore, por edhe me Covid njëkohësisht.”- përfundoi Tomini.

Këto kanë qenë fjalët e Eugena Tomini, specialiste e ISHP-së në një intervistë për News 24.

Duket se problematike më e madhe janë të rinjtë të cilët nuk janë mjaftueshëm të kujdesshëm për veten por më e rëndësishmja për prindërit dhe të afërmit që kanë në shtëpi.

/RDA News

NA NDIQ NË FACEBOOK