Connect with us

Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dënon djegien e flamurit grek në Prishtinë

Publikuar

më

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm djegien e flamurit të Greqisë në një nga sheshet e Prishtinës, nga një grup tifozësh pas humbjës në ndeshjen e parë parakualifikuese të Ligës së Evropës me ekipin qipriot Apoel.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konsideron se djegia e flamurit të cilitdo shtet është akt i papranueshëm dhe kërkon nga organet e rendit që t’i sjellin para drejtësisë personat që kanë bërë këtë veprim.

“Dënojmë fuqishëm çdo lloj akti fyes të simbolit kombëtar të cilitdo shtet, në rastin konkret të Greqisë. Kosova dhe Greqia kanë vendosur dialog praktik, kanë zyra ndërlidhëse në kryeqendrat e tyre dhe të dyja palët punojnë për të thelluar dialogun edhe më tej”, ka deklaruar kryediplomatja e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, duke e konsideruar të papranueshëm aktin e ulët të disa tifozëve.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës pret që organet e rendit të reagojnë shpejtë dhe të vendosin para drejtësisë autorët e këtij akti, pasi konsideron se shprehja e pakënaqësisë duke djegur flamurin e një vendi në një ndeshje sportive, është akt i shëmtuar dhe në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet e përqafuara nga populli i Kosovës, si shoqëri demokratike.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri17 minutes ago

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”- Berisha drejton protestën nga selia, thirrje për nesër: Të solidarizohemi me studentët

Lajme21 minutes ago

Haqim Ramadani me apel: Të mos keqpërdoret emri im!

Lajme26 minutes ago

Drejt Strasburgut: Dr. Betim Jahja nominohet për përfaqësues të vendit në Këshillin Evropian të Gjyqtarëve

Maqedoni1 hour ago

Strumica më e ngrohta, Popova Shapka në të ftohtë ekstrem – ja sa shënuan termometrat në Maqedoni!

Maqedoni1 hour ago

Rritje pagash për ushtarët nga 1 janari, zgjidhje për ata që mbushin 45 vjeç

Bota1 hour ago

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Dy interkonektorët e gazit do të rrisin rëndësinë gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut

Lajme3 hours ago

Venera Azizi: Letërnjoftimin dhe patentën e shoferit po e sjellim në formë të digjitalizuar

Maqedoni3 hours ago

Dhunë mes të miturve në Shkup: Rrahin një fëmijë në oborrin e shkollës, videon e publikojnë në internet!

Shqipëri3 hours ago

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

Maqedoni3 hours ago

Drogë, armë dhe para në banesë – kallëzim penal ndaj 24-vjeçarit nga Shkupi!

Kosovë3 hours ago

Për gjashtë muaj si Presidente, Albulena Haxhiu ua dha shtetësinë e Kosovës me dekret 29 personave (Dokument/Emrat)

NA NDIQ NË FACEBOOK